AktualitetTe gjitha

Greqia, Rumania dhe Bullgaria na mbështesin në hapjen e negociatave


Këtë e konfirmon kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi në Stamboll. Ruçi u takua me homologun grek, Nikos Voutsis me homologen Bullgare Karayahncheva si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.

Sipas televizoneve informative, përveç mbështetjes së Greqisë dhe Bullgarisë, Ruçi tha se Rumania është avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor.

Ruçi: Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies /Tiranapost.al