• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Me kryeministrin e ri, vijon mbështetja e Greqisë për çeljen e negociatat me BE


    Në vendimin që do merret në tetor për bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Greqia nuk do të bëhet pengesë. Kështu citohet të ketë thënë një burim i afërt me kryeministrin e ri grek Kyriakos Mitsotakis për gazetën Kathimerini. Por pavarësisht se Greqia nuk do vendosë veton për dy vendet ballkanike, do të vendosen disa kushte që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin mbështetjen e plotë nga vendi fqinj. Për Kathimerinin, burimi pranë kryeministrit grekë është cituar të ketë thënë:

    “Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”.

    Në flasim për kushte, kujtojmë se ish kryeministri grek Aleksis Tsipras në një intervistë për Financial Times para disa muajsh tha se do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por shtoi se duhen plotësuar edhe disa kushte. Tsipras e kishte fjalën për të mbrojtur më mirë të drejtat e pakicave etnike greke, si dhe çështja e pronave në Himarë. Ndërsa për rastin e Maqedonisë ai tha se vendi ballkanik duhet të zbatojë marrëveshjen me përpikmëri.

    Këshilli Europian me 27 vende të përfaqësuar nga krerët e shteteve përkatëse do të vendosë në Tetor nëse janë pro çeljes apo jo të negociatave./ Tiranapost.al. 

    Image result for mitsotakis

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post