Rajoni Te gjitha

Greqia e ratifikoi e para protokollin për Maqedoninë në NATO, Zaev e quan “Mikja jonë”


Kryeministri Zoran Zaev ka përshendetur vendimin e Parlamentit grek, i cili ka ratifikuar i pari Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë në NATO.
“Mikja jonë, Republika e Greqisë është vendi i parë që e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, shkruan Zaev në Facebook.

Teksa vendos në emoji edhe flamujt e të dyja vendeve, Zaev vijon: “Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Më lehtë është me aleatë, me krenari themi se ne jemi NATO”. /Tiranapost.al/