Aktualitet

Greqia zgjohet nga lëkundjet e forta të tërmetit

Greqia zgjohet nga lëkundjet e forta të tërmetit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter raportohet në Greqinë Perëndimore. Mediat greke shkruajnë se tërmeti goditi në orën 04:25 të mëngjesit të sotëm, dhe kishte epiqendër në veri-perëndim të Prevezë, pranë detit Jon, me thellësi 10 kilometër. Lëkundjet e mëdha janë ndjerë edhe në Korfuz dhe Patra.

Image result for Korfu and Patra

Në disa pjesë të Prevezës, u ndërpre energjia elektrike por fatmirësisht nuk flitet për lëndime në njerëz apo dëmtim të banesave.

Duke folur për mediat greke, ekspertët vunë në dukje se rajoni i Greqisë Perëndimore është mësuar me të tilla tërmete për shkak të pozicionit, por gjithsesi ata thonë se do të bëjnë më shumë kërkime./ Tiranapost.al.