Showbiz

Gratë që hanë kos, preken më pak nga infeksionet

Gratë që hanë kos, preken më pak nga infeksionet

Tradita e zënies së kosit në shtëpi vazhdon të jetë e fortë në Shqipëri,pavarësisht alternativave të tjera që konsumatori mund të gjejë në treg. Por të dy produktet ndryshojnë si nata me ditën. Kosi i bërë në shtëpi me farë cilësore është shumë i pasur me acid linoleik që luan një rol mbrojtës kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Kosi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrave të sheqerit në gjak dhe përthithet ngadalë në zorrë.

Sistemi tretës injerëzve që hanë kos është më i mbrojtur. Kosi përmban lactobacillus, një bakter që përshpejton tretjen por që nuk gjendet në asnjë produkt tjetër veç kosit. Ky produkt bulmeti është shumë i rëndësishëm për shëndetin e gruas. Bakteri i lartpërmendur ndihmon në parandalimin e infeksioneve vaginale. Studimet kanë treguar se gratë dhe vajzat që hanë kos rregullisht preken më pak nga këto infeksione. Arsyeja e fundit,por jo për nga rëndësia është se kosi nxit prodhimin e vitaminës B të cilën trupi nuk e prodhon dot në sasitë e nevojshme.

Vitaminat B dhe K janë të vetmet që prodhohen nëpërmjet një reagimi biologjik që ndodh në zorrë. Vitamina B e mbron organizmin nga sëmundjet autoimuntare dhe nervore. Ajo rikthen ekuilibrat në trup dhe e pastron atë. Kosin mund ta hani në mënyra të ndryshme duke e shoqëruar me fruta pylli e drithëra.