Aktualitet

Gratë apo burrat shqiptarë, kush pi më shumë duhan

Gratë apo burrat shqiptarë, kush pi më shumë duhan

Përpos nismave të ndryshme për të reduktuar nivelin e duhanpirjes në vend, sërish ky fenomen mbetet një problem. Sipas statistikave të “Our World in Data”, konsumi i duhanit në Shqipëri nga grupmosha e të rriturve është 28.7%, duke shënuar një rënie nga shifra e vitit 2016, që ishte 29.5 %.

Referuar këtyre statistikave gati 1 në 3 shqiptarë (28%) pinë duhan. Kjo është norma më e ulët në rajon, megjithatë është mbi mesataret botërore të konsumit, ku përllogaritet se një në pesë të rritur (20%) pi duhan.

Sipas “Our World in Data”, në Shqipëri ky fenomen është shumë më i përhapur te gjinia mashkullore, ku 50.5% e burrave mbi 15 vjeç pinë duhan, ndërsa të gratë raporti është 7.1%.

Por ku është më e përhapur duhanpirja në botë?

Në hartën më poshtë është pasqyruar popullsia mbi 15 vjeç, të cilët pinë duhan. Në 5 shtete përqindja e popullsisë që pi duhan i kalon 40%. 3 janë shtete të Paqësorit dhe dy janë vende të Ballkanit: Kiribati (47%); Mali i Zi (46%); Greqi (43%); Timor (43%); Nauru (40%). /Referuar Monitor/ Tiranapost.al/