Aktualitet

Grabitje me armë mes kryeqytetit

Të maskuar me një shall dhe nën kërcënimin e një arme. Dy persona kanë grabitur një farmaci mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën e “Kavajës”. Sipas policisë së Tiranës grabitësit duke i vënë pistoletën në kokë farmaciste kanë arritur të 5000 Lekë.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ka ngritur disa postblloqe.