Aktualitet

Grabitja në Qafë-Kashar, pranga një tjetër personi; Shkon në 6 numri i të arrestuarve

Grabitja në Qafë-Kashar, pranga një tjetër personi; Shkon

41 vjeçari Dash Kupa është arrestuar mëngjesin e sotëm, në pikën e kalimit kufitar Morinë. Ai dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë, të 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit.

Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ka shkuar kështu në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen në Qafë-Kashar. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërkohë policia vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim./ Copyright Tiranapost.al