Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Gjenden dy shuma të tjera parash

Grabitja e Rinasit/ Gjenden dy shuma të tjera parash

Një shumë tjetër parash u gjetën nga policia në shtëpitë e dy të arrestuarve për grabitjen në Aeroportin e Rinasit në 9 prill 2019.

Sipas raportimeve të mediave informative,paratë u gjetën në banesat e Elton Piklit dhe Renaldo Sulës, ndërsa dyshohet se janë disa nga 6 milionë eurot e grabitura në Rinas. Ndërkohë që nuk jepen detaje për shumën e gjetur.

Për ngjarjen e ndodhur 7 muaj më parë janë arrestuar 7 persona: Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci. Gjatë grabitjes mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Admir Murataj, i cili dyshohet si organizatori i saj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/grabitja-e-rinasit-iu-gjeten-100-mije-e-cfare-tha-ne-gjyq-punonjesi-i-aeroportit/

http://www.tiranapost.al/10-mije-euro-shperblim-per-kapjen-e-grabitesve-te-rinasit/

http://www.tiranapost.al/krimet-e-renda-lene-ne-fuqi-masen-per-te-arrestuarit-e-grabitjes-ne-rinas/

http://www.tiranapost.al/31-vjecarit-ne-kerkim-per-grabitjen-e-rinasit-i-sekuestrohen-500-mije-euro-pasuri/

http://www.tiranapost.al/grabitja-ne-rinas-adn-ja-nga-provat-do-zbuloje-rolet-e-te-ndaluarve-ja-cfare-bene-tre-muaj-para-aksionit/