Aktualitet

Grabitet nën kërcënimin e armës një karburant në Durrës

Grabitet nën kërcënimin e armës një karburant në

Një tjetër karburant është grabitur gjatë natës nga persona të armatosur, të cilët kanë mundur të marrin xhiron ditore të biznesit.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës, teksa tre persona të paidentifikuar kërcënuan me pistoletë dy rojet e karburantit dhe morën 150 mijë – 200 mijë Lekë.

Pasi morën shumën e parave, autorët u larguan me një makiën top Ford, thotë zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po merr në pyetje rojet e karburantit dhe po analizon kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit.