Aktualitet

Grabitet miniera në Pukë

Grabitet miniera në Pukë

(Foto ilustruese)

Persona të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve sektorin e minierës së Munellës në Pukë. Autorët kanë kërcënuar me armë rojën e objektit, e më pas kanë grabitur kabllot elektrikë.

Sipas punonjësve të minierës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, grabitësit e maskuar janë larguar me shpejtësi në drejtim të Qafë Barit./ Copyright Tiranapost.al