Aktualitet

Grabitet kazinoja në Tiranë

Dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një kazino në Tiranë.
Grabitet kazinoja në Tiranë

Rikthehen sërish grabitjet në kazino. Rreth orës 04:32 të mëngjesit të sotëm dy persona të cilët ishin të armatosur dhe me maska, kanë grabitur një kazino në rrugën e “Elbasanit”.

Sipas informacioneve të marra nga policia njëri prej autorëve mbante pistoletë në duar, ndërsa tjetri thikë. Ata kanë mundur që të marrin shumën prej 200.000 lekë, duke kërcënuar punonjësit e kazinosë me armë dhe më pas janë larguar.

Autorët nuk janë ndaluar ende, por policia po punon për identifikimin e tyre përmes kamerave të sigurisë.