Aktualitet Te gjitha

Grabitet kamarieri i lokalit tek sheshi Wilson në mes të ditës


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes të ditës tek Sheshi Wilson në kryeqytet. Një person ka hyrë brenda në një lokal pranë kësaj zone dhe i ka marrë kamarierit xhiron ditore. Më pas ai ka ikur me shpejtësi. Mësohet se autori ishte një djalë i ri i veshur me xhup të zi dhe mbante një kapele në kokë.

Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për autorin e grabitjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2017, te Sheshi “Willson”, brenda një lokali 1 person, me xhup të zi i ka marrë me dhunë xhiron ditore, kamarierit N.S, vjeç 27 dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./ Copyright Tiranapost.al

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *