Aktualitet

Grabitet familja shqiptare në Greqi; Nëna vritet në sy të fëmijëve

Grabitet familja shqiptare në Greqi; Nëna vritet në sy të

Një familje shqiptare u sulmua nga disa grabitës në Greqi, sulm që përfundoi me pasoja fatale. Grabitësit kanë vrarë zonjën e shtëpisë në sy të fëmijëve të saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. Dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e familjes shqiptare për të grabitur.  Shtëpia ndodhet në lagjen Peristeri të Athinës në rrugën Olympu. Mesa duket familja është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurma, duke tentuar që të ndalin grabitjen. Ky veprim ka sjellë acarim tek grabitësit të cilët janë përleshur me kryefamiljarin 53-vjeç. Madje ata kanë nxjerrë edhe armët dhe kanë shtënë. Si pasojë plumbat kanë kapur kryefamiljarin dhe zonjën e shtëpisë, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend. Grabitësit më pas janë larguar me shpejtësi. Gjithë këtë skenë e kanë parë edhe dy fëmijët e çiftit shqiptar, 18 dhe 28 vjeç.  Këta të fundit kanë thënë në polici se grabitësit mund të jenë shqiptarë.

Greqi, grabitet familja shqiptare; vritet gruaja

Sipas agjensisë së lajmeve Kathimerini, policia po heton ngjarjen ndërkohë që dyshimet e para bien mbi të njohur të familjes.

Ekspertë të mjekësisë ligjore po kryejnë autopsinë në shtëpinë e shqiptarëve, për të gjetur  ndonjë gjurmë ADN-je të grabitësve. Kryefamiljari është dërguar në spitalin Helen sepse është në gjendje kritike për jetën.