Aktualitet

Grabitësit mësyjnë shtëpinë e gjyqtarit të Apelit

Grabitësit mësyjnë shtëpinë e gjyqtarit të Apelit

Gjatë natës së kaluar, tre persona të maskuar dhe me leva tentuan të grabisin shtëpinë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Tomor Skreli.

Duket guxim i tepruar, por grabitësit kishin përgatitur gjithçka për t’u futur në banesën e gjyqtarit. Policia arriti të ndërhyjë në kohë duke arrestuar në flagrancë tre autorët.

Sipas informacione, të ndaluarit janë Laurenc Driza, Arber Korbeci dhe Ilirjan Skënderi. Ata u kapen me leva dhe kaçavida që do perdornin për të hyrë në shtëpinë e gjyqtarit./Tiranapost/A.C