SPORT

Grabitësi i mori orën, Milik "rrëfen" ngjarjen

Grabitësi i mori orën, Milik "rrëfen" ngjarjen

Një pritë e vendosur përpara sulmuesit të Napolit, Arkadiuz Milik tronditi jo pak opinionin sportiv në Itali dhe jo vetëm. Sipas policisë dhe mediave italiane polaku i nënkampionëve të Seria A ishte kërcënuar me jetë nga keqbërësi, por duket se historia ka qënë komplet ndryshe.

Këtë e ka pohuar vetë sulmuesi që i intervistuar në "YouTube" nga Szczesny dhe çiklist Wisniowski, tregon historinë dhe deklaron se nuk i është drejtuar asnjë armë:

"Askush nuk më ka kërcënuar me armë. Napoli është një qytet normal, por ki kujdes për orat dhe për bizhuteritë. Ndër të tjera nuk isha në Napoli, por pranë shtëpisë sime. Pas grabitjes mora shumë mesazhe në të cilën ata më pyetën se çfarë kishte ndodhur"-përfundoi bomberi i napoletanëve.

Gjatë atij sulmi, Milik "humbi" orën e tij të markës "Rolex". /XH.K