Botë Shëndet Te gjitha

Gra, sot dilni pa recipeta. E dini pse?


Gra, lerini recipetat në shtëpi dhe dilni, aq më tepër sot, pasi është 13 tetori,  dita Botërore  pa Recipeta. Nuk është rastësi që muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit  ndaj sëmundjes së kancerit në gji. Dita pa recipeta, synon të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjen me të cilën çdo vit diagnostikohen rreth 50 mijë britanikë.

Duke përdorur mediat sociale, gratë janë të inkurajuara që të bashkohen në ditën  No Bra, dita pa recipeta. Një studim i fundit tregon se të mbash gjithë kohën recipeta dobëson muskujt e gjoksit, kjo bën që gjoksi të bjerë, të shkaktojë të çara të vogla e të zbutet. Anatomikisht, gjinjtë mbulohen vetëm nga një lëkurë të hollë elastike dhe mbështetet nga ligamentet e gjirit.

boob

Studiuesit kanë vërtetuar se ekziston një lidhje e fortë e recipetave me gjendjen e gjoksit. Pothuajse 90% e grave të diagnostikuara me ndryshime ‘fibrocystic’, që më pas mund të çojë edhe në shfaqjen e kancerit, përjetuan përmirësime kur hoqën dorë nga recipetat e në vend të tyre mbajtën kanotiere pambuku ngjitur pas trupit. Tiranapost.al E.B

pablo-heimplatz-257570-0.jpg

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *