• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Gra që duan kryqin dhe rasti i Anita Haradinaj që u kryqëzua për të


    Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ndoshta e di ndjeshmërinë që mund të shkaktojë një kryq në qafën e një gruaje me pozicion publik, por ajo sërish e ka vënë sepse e quan një bizhu të bukur dhe kaq, pa menduar se një varëse mjafton që mediat të shpërthejnë dhe komentuesit të irritohen.

    Pas këtij rasti bëmë një vëzhgim dhe zbuluam se për shembull prezantuesja e famshme shqiptare, Arbana Osmani, e ka fiksim për kryqin dhe pse ka një mbiemër më mysliman se aq nuk bëhet.

    Edhe Arbana në një TV kombëtar dhe “prime time” me siguri s’ka menduar për këto ndjeshmëri, por e sheh si një bizhu dhe e ka përsëritur kushedi sa herë në dalje publike, herë në qafë kryqin e herë, si vath në vesh.

    Po ajo nuk është e vetmja, disa moderatore të tjera e kanë përdorur si aksesor gjatë prezantimit të programeve të tyre.

    Evi Reci në “Vizioni i Pasdites”

    Nevina Shtylla në “E Diell”

    Dojna Mema në “Pop Culture”

    Vajzat e vënë se iu pëlqen dhe shohin stilin, pa menduar se një kryq i vogël ndez një shoqëri të tërë dhe prek në tela. Mund edhe të evitohet, por mundemi edhe të mos nervozohemi kaq shpejt, sepse tek e fundit vajzat sidomos e përdorin vetëm për stil./ Tiranapost.al