Te gjithaTech

Google Maps ka bërë një ndryshim… pa njoftuar


Google ka bërë një ndryshim në Google Maps, ‘në heshtje’  dhe ndryshimi shihet për momentin vetëm nga kompjuteri. Në vend që të shfaqet një projeksion i zmadhuar e i sheshtë, i njohur si ‘meractor’ , siç shfaqej zakonisht, tashmë të del globi i rrumbullakët të cilin me një touch ose me maus, mund ta rrokullisësh në mënyrën që dëshiron.

Për këtë ndryshim janë mërzitur ata që thonë se globi është i sheshtë dhe jo në formë topi. Por sipas Flat Earth Disclosure : ‘Hartat aktuale të botës (Mercator Projection Map) të përdorura në tekstet e shkollës, janë në fakt një gënjeshtër. Shkalla e vërtetë e masave tokësore në krahasim me njëri-tjetrin janë të gjitha të gabuara dhe na jep një përfaqësim shumë të shtrembëruar të botës. Bota, Globi që kemi pasur në mendje është vetëm një gënjeshtër, një shtrembërim dhe keqinterpretim i zonave të vërteta të tokës. Të gjitha këto kanë ndodhur për shkak të arrogancës politike, tregtare dhe racore, diku shkaktuar kështu paragjykime të mëdha” .

Modeli i ri i Google Maps funksionon vetëm në shfletuesit desktop,  por do shfaqet së shpejti  në Google Chrome, Firefox dhe Edge. Për momentin, versioni celular ende e tregon atë si një plan 2D./ Artikulli i marrë nga Metro, për Tiranapost.al Elisa bajrami.

View image on Twitter