Aktualitet

Gomonia jep alarmin SOS në det, kapiteneria e Vlorës shpëton 5 persona

Gomonia jep alarmin SOS në det, kapiteneria e Vlorës shpëton 5

Sot në orën 14:00 një mjet lundrues ka lëshuar sinjalin SOS dhe ka kërkuar ndihmën e kapitenerisë së Vlorës.

Menjëherë pas marrjes së alarmit Policia Kufitare me një mjet të shpejtë lundrues shkoi  në drejtim të Karaburunit, nga ku erdhi sinjali i alarmit dhe bëri të mundur shpëtimin e personave që ishin në bordin e gomones e cila kishte pësuar një defekt në motor.

Në bordin e saj ishin 5 persona. Fatëmirësisht ata nuk kanë asnjë lëndim dhe janë nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.