SPORT

Gola spektakolarë në fitoren e PSG

Gola spektakolarë në fitoren e PSG

PSG ka shkatërruar Bordeaux në ndeshjen e javës së 25-të të kampionatit francez duke fituar me shumë lehtësi një prej ndeshjeve më të vështira që ka jashtë fushe deri në fundin e kampionatit.

Por ajo që ra në sy në fitoren e kampionëve të Francës, ishin tre golat spektakolarë të shënuar prej PSG, sidomos goli i parë i Cavani-t ishte një gol i veçantë.

Por gjithashtu edhe goli i dytë nga Di Maria apo i treti sërish nga Cavani ishin gola të një cilësie të lartë.

Me fitoren e marrë në Bordeaux, PSG barazon Monaco me pikë në krye të renditjes, por këta të fundit janë me një ndeshje më pak.

https://youtu.be/KDpWTRLqiFY