Lajme nga Bota

'Goditje' për pushtetin nacionalist të Orban. Ky është socialisti që fitoi garën për kryetar bashkie në Budapest

'Goditje' për pushtetin nacionalist të Orban. Ky

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Victor Orban ka pësuar goditjen e tij të parë elektorale që nga ardhja në pushtet në vitin 2010. Kandidati i Opozitës shënoi fitoren në garën për kryetar të Bashkisë së Budapestit.

Image result for Budapest

Gergely Karacsony, 44 vjeç, nga qendra e majtë pro-europiane e quajti një fitore historike. Ai u mbështet fuqishëm nga partitë opozitare në vend.

Ai mori 51% të votave, ndërsa kandidati aktual mori 44%, dhe aktualisht janë numëruar më shumë se  82% e votave.

Tarlos mbante postin prej vitit 2010, dhe u mbështet fuqishëm nga partia e djathtë Orban, por me qetësi e pranoi humbjen dhe mori në telefon rivalin e tij për ta uruar.

Image result for Istvan Tarlos

 "Budapesti do të jetë i gjelbër dhe i lirë, ne do afrojmë sërisht me Europën”, tha Karacsony pas fitores.  Situata duket e njëjtë me atë që ndodhi në Stamboll, ku Erdogan u mund nga opozita për Bashkinë. Vetë kryebashkiaku i ri i Budapestit tha:  "Stambolli votoi kundër një fuqie agresive me shumë mënyra të ngjashme me regjimin e Orben”.

Që nga viti 2010, Orban ka marrë pushtetin dhe mediat në duart e tij, dhe është përplasur rregullisht me Brukselin për çështjet e emigracionit dhe sundimit të ligjit./ The Guardian/ Tiranapost.al. 

Image result for Orban