• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Goditja në merkato e Juventusit quhet Lemina: Shitet për 20 milionë euro


    Goditja e Juventusit në këtë merkato mund të quhet Mario Lemina. Tashmë është zyrtare se francezi do të largohet për të luajtur në Angli me Southamptonin. Kartoni i 23-vjeçarit është vlerësuar 17 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse për Juventusin në bazë të paraqitjeve të tij. Një marrëveshje mëse e kënaqshme kjo e Giuseppe Marottas i cili para dy vitesh e bleu Leminan për 9,5 milionë euro nga Marseja.

    Lajmin e bën të ditur vetë Juventusi, ku në një postim në faqen zyrtare shkruan “Faleminderit Mario”. Tashmë torinezët janë në kërkim të një qendër mesfushori siç mund të jetë Matuidi, por edhe të një mbrojtësi për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga Bonucci. Blerjet e bardh e zinjve këtë sezon kanë qenë Douglas Costa, Bernardeschi, De Sciglio, Bentacour dhe portieri i dytë ardhur nga Arsenali Szczensy./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post