Aktualitet

Goditën 4 grupe kriminale, ambasadori italian tregon pse u arrit suksesi

Goditën 4 grupe kriminale, ambasadori italian tregon pse u arrit suksesi

Një tjetër arritje në luftën ndaj krimit të organizuar pas bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, shkruan se arrestimi i 27 personave, që ishin pjesë e 4 grupeve kriminale, ishte falë punës së përbashkët.

“Bashkëpunimi gjyqësor dhe ai i policisë mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë së bashku”, shkruan ambasadori Cutillo në një postim në rrjetet sociale.

Pas dy vitesh hetime intensive nga të dyja anët e Adriatikut u bë e mundur arrestimi i 27 trafikantëve, mes tyre 21 shqiptarë dhe 6 shtetas të tjerë italianë./Tiranapost.al