Showbiz

Gocat e njohura tani nuk fshihen më: i adhurojnë shiringat

Gocat e njohura tani nuk fshihen më: i adhurojnë shiringat

Iku ajo koha kur trajtimet estetike bëheshin fshehurazi. Tani vajzat të panjohura dhe sidomos të njohurat (që janë dhe në shënjestër të publikut) nuk e kanë siklet ta pranojnë hapur ndërhyrjen madje ta postojnë me foto, me video, ose ta përmendin me njëra-tjetrën nëpër komente. Siç bënë sot edhe Iva Tiço me Dr. Silvana Mishtakun.

[caption id="attachment_443754" align="aligncenter" width="1162"] Komentet mes Iva Tiços dhe Dr. Silvana Mishtakut[/caption]

Doktoresha shpërndau një foto nga një trajtim për “fillers” dhe komentit të Ivës “Ti qenke bërë si gocë e vogël”, iu përgjigj: “Përpiqemi me ç`kemi në dorë të bëjmë”, shoqëruar me disa shiringa.

“Lavdi Zotit që i kemi! Më ka rënë surrati nga lodhja këto ditë, direkt për freskim jam”, ia ktheu Iva që nuk i ka kursyer herë pas here videot nga procedurat e shpimeve në lëkurë, plasma-s, kokteilet e vitaminave dhe qeset e syve.

Iva, Silvana nuk janë të vetmet. Të tjera vajza që kanë postuar herë pas here video dhe foto gjatë trajtimeve te estetistja janë Jonida Shehu, Soni Malaj, Valbona Selimllari, Aulona Musta e kushedi sa, postimet e të cilave për kujdesin ndaj vetes dhe sinqeritetin kanë marrë pëlqimin e ndjekësve.

 

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

 

Dokumenta bashkëngjitur