Aktualitet

Gjysmë milioni në shesh për pavarësinë!

Përgjigja për Madridin erdhi direkt nga Barcelona, ku rreth gjysmë milioni katalanë kanë zënë sheshin “Passeig de Gracia” në një manifestim kundër vendimit të Madridit dhe ndalimit të dy udhëheqësve që kërkojnë pavarësinë si Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart.

Mes protestuesve është parë edhe kreu aktual i rajonit autonom të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili u prit me entuziazëm.

Ky reagim erdhi pas vendimit të sotëm ku Spanja zyrtarisht do të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës që i heq autonominë Katalonjës dhe thërret zgjedhje të parakohshme në këtë rajon.

Qeveria spanjolle mbajti një mbledhje të veçantë kabineti ku u miratuan masat për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.

Mbledhja vjen pothuajse tre javë pasi rajoni mbajti një referendum për pavarësinë, që më pas u quajti i paligjshëm nga gjykata supreme e vendit.

Kreu i katalanasve Carles Puigdemont refuzoi të tërheqë deklaratën duke argumentuar se ka një mandat që ia lejon këtë gjë. Ndërkohë qeveria spanjolle do marrë pushtetin në rajonin që ka një peshë të madhe mbi ekonominë e Spanjës./Tiranapost.al