Aktualitet Art & Kulturë Te gjitha

Gjyshi yt di shumë ngjarje nga historia? Çfarë pret shkruaje ose filmoje dhe merr pjesë në konkursin “Pyet Gjyshërit”


“Kush thotë se të rinjtë Shqiptar nuk kanë interes për historinë gabohet! Konkursi “Pyet Gjyshërit në 4 edicionet e tij ka provuar krejt të kundërtën me rrëfime nga e gjithë Shqipëria që kanë sjellë para publikut të gjerë dëshmi nga prindërit, gjyshërit, nga familjet dhe komuniteti!

Ndaj ne ju ftojmë edhe këtë vit të bëheni pjesë e konkursit!

TREGONI NJË HISTORI, shkoni në arkiva, gjeni një dokumet, gjeni foto, Pyesni Gjyshërit!!!”, fton Jonila Godole , Drejtore Idmc.

Konkursi “PYET GJYSHËRIT” vijon traditën edhe këtë vit me edicionin e tij të katërt dhe i fton të rinjtë 15–19 vjeç të reflektojnë për të shkuarën në Shqipëri (1944–1997) përmes një punimi kreativ individual ose në grup.
Me anë të këtij konkursi, IDMC nxit gjimnazistët të tregojnë historitë që ata dinë apo që mund të mësojnë gjatë kërkimeve për konkursin lidhur me periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe me vitet e para të tranzicionit, në mënyrë sa më kreative.

Këto histori mund të jenë histori të familjes, kujtime të prindërve dhe gjyshërve, histori të rrëfyera nga të njohurit apo histori të dëgjuara e të lexuara, të shoqëruara me reflektime dhe interpretime origjinale.
Konkursi pranon punime për një histori të caktuar në tri zhanre të ndryshme:

• Ese
• Arte figurative
• Multimedia

Nën logon #Trego1Histori, IDMC ju inkurajon të hulumtoni, kërkoni në arkiva, të pyesni sa më shumë dhe të ndani historinë tuaj në atë formë kreative që ju ndiheni më mirë.

Kontakt: [email protected]
Për të gjitha detajet :https://www.idmc.al/pyetgjysherit3.html