Aktualitet

Gjyshe Diana ia bëri dhuratën nipit Louis. Mendoi Harry për këtë

Harry ka shpenzuar vërtet shumë për pagëzimin e Louis. Seritë e Winnie the Pooh kanë kushtuar plot 10 mijë dollarë dhe janë shtuar në bibliotekën e fëmijëve të pallatit mbretëror. Dhurata është bërë në emër të Dianës dhe për nder të saj, pasi Harry ka kujtime shumë të bukura nga mbrëmjet kur mami i lexonte përrallat e Winnie the Pooh para gjumit.

Disa kritikë janë hedhur në sulm duke e vlerësuar si të pavend dhuratën me seritë e librave për një vogëlush 3 muajsh që nuk di as të lexojë. Po Harry tashmë e ka dorëzuar dhuratën e s`ka kthim pas. Ajo që nuk dihet është nëse ka dorë Meghan në këtë ide apo Harry e mendoi vetë.

Ky post u përshtat nga Glamour dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]