LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Gjyqtarja e vrarë nga burri, Fildesi, pjesë e “Kënga Magjike”


“Kënga Magjike” është hapur nga kënga e vjetshme fituese e Rozana Radit, siç e do edhe zakoni. “Ma thuaj ti” që rrëfeu subjektin e dhunës ndaj gruas, fatkeqësisht nuk i ndaloi vrasjet që burrat bënë ndaj grave këtë vit. Një prej tyre, gjyqtarja Fildes Hafizi, ishte në njëfarë mënyre e pranishme në Led Wall-in e spektaklit. Fotoja e saj shfaqej në ekranin e madh, gjatë kohës që Rozi interpretoi, duke qenë një homazh për të gjitha gratë që u vranë nga burrat e tyre.


Kënga na preku edhe këtë vit, por siç duket vrasësit jo.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]