• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Gjyqtarja e Gjykatës Supreme i dha J.Lo-së këshillën e “mençur” për një martesë të lumtur


    Jennifer Lopez kujtoi këshillën e “thjeshtë dhe të mençur” për një martesë të lumtur, që i dha gjyqtarja e Gjykatës Supreme në Amerikë, Ruth Bader Ginsburg.

    Këngëtarja dhe aktorja tregoi në emisionin “The Tonight Show”, të moderuar nga Jimmy Fallon, sesi u magjeps nga gjyqtarja pasi pa dokumentarin “RBG”, menjëherë pasi u fejua me Alex Rodriguez.

    Martesa e lumtur e Ginsburgut me bashkëshortin e saj të ndjerë Marty emocionoi shumë J.Lo-në. Kur ajo dhe Rodriguez përfunduan takimin me Ginsburg në zyrën e saj, Lopez i kërkoi sekretin e një marrëdhënieje të suksesshme.

    Dhe Ruth i tha: “Unë do të them atë që më ka thënë vjehrra në ditën e dasmës: ‘Është mirë të bësh të shurdhrën ndonjëherë’”./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]