Aktualitet Te gjitha

Gjyqtari Shkëlqim Miri në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon heqjen e masës “arrest me burg”


Gjyqtari Shkëlqim Miri ka kërkuar heqjen e masës arrest me burg, duke e argumentuar me gjendjen e rënduar shëndetësore. Pas kësaj kërkese, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë mjekoligjorë që do të vlerësojnë gjendjen shëndetësore të Shkëlqim Mirit.

Ndaj gjyqtarit Miri u mor masa arrest me burg, ndërsa akuzohet për korrupsion. Në shtëpinë  e tij u gjetën mbi 300 milionë lekë të pajustifikuara.

Avokati i Shkëlqim Mirit është shprehur se klienti i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i rrezikohet jeta në qeli. Gjykata do të japë masën pas raportit mjekësor./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *