Aktualitet

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk ka kush i heton! Ja arsyeja e ngërçit

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk ka kush i heton! Ja arsyeja e

Gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për shkelje nuk ka kush t’i hetojë, pasi institucioni i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nuk ka nisur ende të funksionojë. Kjo pasi nuk  ka pasur kandidatë që do të konkurrojnë për postin e inspektorit. Afakti i fundit kohor për të konkurruar është 20 marsi, por mësohet se deri më tani askush nuk ka shprehur vullnetin dhe nuk ka dorëzuar dokumente pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Në qoftë se Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk iu shkon një kërkesë dhe një raport nga autoriteti kushtetues që është inspektori i lartë i drejtësisë, për një procedim disiplinor për gjyqtarë dhe prokurorë, KLGJ dhe KLP nuk marrin dot një nismë të tyre për të filluar dhe përfunduar një procedim disiplinor”, tha Artan Hoxha, ekspert i nivelit të lartë për “Top Channel”.

Të vetmit që vazhdojnë të jenë në garë janë 3 pretendentët e listës së dorëzuar dy vite më parë, por që edhe ata duhet të rifreskojnë dokumentacionin./ Referuar TCH/ Tiranapost.al