• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Gjykatësi anglez këshillon të riun shqiptar që u dënua për shitje droge


    Një djalë shqiptar i cili punonte si shef kuzhine në Itali  vendosi të shkonte në Angli  dhe  aty filluan telashet për të sepse u përfshi në biznesin e drogës.

    Ai përfundoi në burg pasi  e pranoi edhe vetë se kishte lëvizur nga Italia drejt Anglisë për të shitur kokainë në një klub nate.

    Ardit Shametaj, 20 vjeç tërhoqi vëmendjen në klubin Pryzm pasi u përfshi në një sherr me një person për prishje të pazareve të drogës dhe e gjitha kjo ndodhi natën e Krishtlindjeve.

    Shametaj i pranoi akuzat për shpërndarje droge pasi iu gjetën 5 pako me kokainë dhe për mbajtjen e një mjeti identifikimi fals.

    Gjykatësi Stuart Rafferty dha dënimin me 16 muaj heqje lirie për akuzat e drogës dhe 8 muaj për falsifikim dokumentesh.

     

    Lajme si ky kemi bërë shumë por ajo që tërhoqi vëmendjen është një këshillë e gjykatësit Stuart Rafferty për shqiptarin:

    “Kur të shkosh në Shqipëri aty ku ke shtëpinë thuaj njerëzve se rrugët në Angli nuk janë të shtruara me flori, përkundrazi. Sigurisht që do largohesh nga këtu, shpresoj të kesh mirësinë që të mos kthehesh më mbrapsht”.

    I riu ishte nisur nga Shqipëria dhe nëpërmjet Venecias, ku punonte si shef kuzhine arriti të shkonte në Britani, Nottingham.

    Shametaj punonte si kuzhinier në Venecia dhe nga aty i dërgonte para familjës. Një klient i tij i tha se do të bënte shumë më shumë para nëse do shiste drogë në Angli. Por “Kush gabon pëson”.

     

     






    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690