Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Standard apo drejtësi dhe rasti i Zhaklina Petos

Gjykata Kushtetuese: Standard apo drejtësi dhe rasti i Zhaklina Petos

Në zhurmën e (mos)formimit të Gjykatës Kushtetuese, këto ditë lakohet një emër, i cili kishte kaluar në heshtje në fazën e shqyrtimit të kandidaturave, Zhaklina Peto. Pedagoge e fakultetit juridik, fitoi të drejtën për të rihyrë në garë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Por kalvari në të cilën kaloi procesi i vlerësimit të profesoreshës i tregoi asaj dhe kolegëve të saj se praktika ndryshon nga teoria. Në teorinë e vlerësimit të kandidatëve, KED, kryen hetimin e vet, dhe me raportin këshillues të ILDKPKI del në vendim. Në rastin praktik të Petos, KED kishte përballë saj dy vlerësime të pasurisë së saj; Të ILDKPKI dhe të ekspertit të thirrur prej KED.

Në rastin e Zhaklina Petos, në raportin e dërguar nga, ILDKPI, në 5 pika të saj, kundërshton veten dy herë. Konkretisht: ILDKPKI thotë: "Ka mos deklarime të pasurive dhe vlerave të tyre" dhe vetëm dy pika më poshtë thotë: "nuk ka kryer deklarim të rremë". Pra një vlerësim që thotë dy gjëra të ndryshme për të njëjtin person. Gjithashtu, ILDKPKI shprehet se: “Ka mungesë dokumentacioni ligjor për të justifikuar pasurinë”, ndërkohë që nuk ka kryer asnjë analizë financiare mbi të ardhurat e kandidates Zhaklina Peto. Nga këto fakte çdokush ngre pyetje:

Përse të jetë bërë vallë??? Por sido të jetë bërë kandidatja po përballet me këtë betejë sepse:

Në mëdyshje mes gjykimeve të shprehura në raportin e ILDKPKI dhe fakteve të paraqitura nga kandidatja me të drejtë KED, merr një vendim: të thërrasë ekspert profesionist për të vendosur nëse problemet me pasurinë e kandidates Peto qëndrojnë ose jo. Pasi eksperti shqyrtoi dhe analizoi çdo pasuri të kandidates; dhe çdo burim financiar të saj deklaroi se:

Pasuritë e krijuara në vitet 1996-2019 janë plotësisht të justifikuara nga të ardhura të ligjshme të zonjës Zhaklina Peto dhe familjarëve të lidhur të. Nga burime të KED, në seancën e pyetjeve eksperti ka konstatuar se ka një hetim të pa plotë nga ILDKPKI. Nisur nga rrjedha e ngjarjeve dhe fakteve lind pyetja: A ka vërtet Zhaklina Peto probleme me pasurinë?

Do të mundet KED të dalë mbi VETEN duke anuluar vendimin e mëparshëm, të bazuar në konkluzionet jo korrekte të ILDKPI?

Do të mundet kjo KED të mbajë mbi vete paaftësinë apo dashakeqësinë e ILDKPI, në vlerësimin jo korrekt ndaj kandidates?

Do të shqetësohet KED nga vlerësimet formale se po prishen standardet?/ Tiranapost.al