Aktualitet

Gjykata jep vendimin për Tahirin pas orës 4: Doni të më dënoni vetëm se shita një makinë

Gjykata jep vendimin për Tahirin pas orës 4: Doni të më

Nuk ka pranuar të flasë për mediat, pas seancës së fundit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Vendimi për Saimir Tahirin do të jepet në orën katër të pasdites, raportojnë mediat televizive që citojnë Tahirin të ketë thënë brenda në gjyq se është i pandehur dhe duan ta dënojnë vetëm se ka shitur një makinë, sipas tij një personi që nuk ka qenë i dënuar, por që rezultoi me lidhje familjare me vëllezërit trafikantë Habilaj.

Saimir Tahiri akuzohet për korrupsion, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe për trafik droge, i dyshuar dhe akuzuar si pjesë e dosjes Habilaj.  prokuroria për të kërkon 12 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar që i është pranuar, nëse dënohet me aq vite, do të përfitojë, duke shlyer 1/3 e dënimit.

Lidhur me zhvillimet brenda sallës gjyqësor,e ku të akuzuar janë dhe dy ish zyrtarë të policisë Vlorë, lexoni si më poshtë: 

Gjatë seancës së sotme, lexoi mbrojtjen avokati i Jeald Çelës. Sipas mbrojtjes, ish drejtori i policisë Vlorë ka mbajtur këtë detyrë vetëm në një nga 4 rastet për të cilat ai akuzohet. Për këtë avokati i ka ngritur pyetjen gjykatës dhe prokurorisë: Pse prokuroria nuk heton paraardhësit e klientit të tij? Gjithashtu ai shtoi se mes ish drejtorit dhe të dënuarit si pjesë e grupit të "Treblovës", Taulant Haxhia, nuk asnjë fakt që provon se ata kanë njohje mes tyre.

Gjithashtu avokati shtoi se për sa i përket komunikimit mes Jaled Çelës dhe Florian Habilajt, avokati tha se numri i drejtorit ka qenë i afishuar në Drejtorinë e Vlorës. Sipas avokatit mbrojtës mes tyre ka pasur vetëm një komunikim në vitin 2016 ku Habilaj e ka uruar për Vitin e Ri.