Aktualitet

Gjykata e Lartë do jetë gati në shtator, por kemi një tjetër situatë emergjente

Gjykata e Lartë do jetë gati në shtator, por kemi një

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, drejtuesja Naureda Llagani është pyetur nga relatorët se kur do të jetë gati Gjykata e Lartë. Llagami tha se Gjykata do jetë gati në shtator, teksa shpjegoi situatën lidhur me vakancat, ku tha se kanë ardhur si pasojë e procesit të Vettingut dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta.

Llagani tha:

"Kjo pyetje na ka shqetësuar që nga momenti i parë kur kemi shkuar në atë godinë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, që është shkarkuar për shkak shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vettingu.

Duhet t'i garantojmë që personat që do shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë profesional që i kërkon kjo Reformë. Në sot jemi koshient që sistemi po vuan dhe është në një situatë të vështirë se një pjesë e gjyqtarëve po largohen, por nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar. Kemi hartuar dy projekt rregullore që kanë krijuar një standadr, kandidatët do t'i nënshtrohen një procedure transparente për figurën e tyre. Në shtator do të jemi gati që të kemi vendimet e para të kësaj Gjykate".

Ndërkohë që situatë emergjentë kryetarja e KLGJ raporton për Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative në Shkodër.

Llagani deklaroi se: Të gjitha informacionet mund tua vë në dispozicion, por një situatë emergjente është Gjykata e Shkallës së Parë Adminsitrative Shkodës. Kjo për shkak se u shkarkuar kryetarja e Gjykatës dhe nga ana tjetër është vetmë një gjyqtar, edhe ai I dërguar përkohësisht. Është një situatë emergjentë që këshilli të reagojë brenda javës. Këshilli po mundohet të reagojë në kohë reale që qytetarët të mos ndjejnë vonesa në proces./ Tiranapost.al. E.B