Aktualitet

Gjurmë të autorëve në një stallë bagëtish? Detaje nga aksioni i policisë për atentatin e prokurorit Ndoja

Gjurmë të autorëve në një stallë bagëtish?

Policia vazhdon të ndjekë gjurmët e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa zhvilloi sot një aksion blic në zonën mes Rrogozhinës dhe Peqinit në Elbasan.

Sipas mediave informative po kontrollohet në një objekt i cili shërben si stallë bagëtish ku mund të gjenden gjurmë të bashkëpunëtorëve të Redjan Rrajës, të arrestuarit të vetëm për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor.

Gjatë ditës së djeshme kujtojmë se FNSH dhe RENEA kreu një aksion në Vlorë dhe Lushnjë, te qyteti i fundit kontrolluan edhe shtëpinë e Julian Sulos ose i njohur si ''Juli i Pashakos'', që dyshohet se është përfshirë në atentatin ku u plagos prokurori Ndoja, Landi Muharremi dhe vdiq shoferi Andi Maloku./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/merret-ne-pytje-biznesmeni-pse-prokurori-ndoja-po-levizte-me-makinen-e-tij/

http://www.tiranapost.al/autoret-e-fshehur-te-sulmit-ndaj-prokurorit-renea-dhe-fnsh-aksion-ne-lushnje-dhe-vlore/

Atentati i prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella u pyet për 10 orë për Redjan Rrajën

E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman Rraja për atentatin e prokurorit

Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja