Aktualitet

Gjumi të shëndosh apo të dobëson?

Pusho mjaftueshëm dhe kështu gjumi do të të ndihmojë të jesh i arsyeshëm. Sipas studimeve të fundit, një marrëdhënie optimale midis gjumit dhe zgjimit stimulon ekuilibrin metabolik, duke favorizuar mirëqenien.

Kur orët e gjumit zvogëlohen, i gjithë organizmi percepton një çekuilibër. Pas një nate zgjuar duhet ta kesh vënë re ndjenjën e të ftohtit dhe oreksin e shtuar. Kjo ndodh sepse krijon një çekuilibër në nivelin metabolik.

Sa dhe kur të flesh?

Sipas një sondazhi të kryer në Qendrën Mjekësore në Uashington mungesa e gjumit mund të nxjerrë në pah pasojat negative të mbipeshës, pagjumësisë, ankthit, nervozizmit dhe dhimbjes së kokës. Gjumi i mjaftueshëm, jo ​​më pak se 6 orë, dhe pushimi i mirë ka efekte pozitive. Një studim i Universitetit të Granadës ka treguar se hormoni i melatoninës stimulon konsumimin e kalorive dhe duket se lidhet me asgjësimin e yndyrës.

Kështu që për të mos u shëndoshur nga gjumi, por për të bërë dhe orët e nevojshme, haje darkën herët. Ha sup, perimeve, peshk, sallata dhe fruta. Jo ëmbëlsira para gjumit. Po abuzove me ushqimin para gjumit, atëherë po, gjumi të shëndoshë.

Përshtatur nga: donnamoderna

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]