Shëndeti

Gjumë i ëmbël me banane dhe kanellë

Gjumë i ëmbël me banane dhe kanellë

Pagjumësia është një patologji prej së cilës njeriu nuk arrin dot të flerë edhe nëse ka shumë nevojë për gjumë. Ky lloj çrregullimi prek një pjesë të mirë të popullsisë. Por ka zgjidhje…

pagjumesia

Një zgjiedhje e mirë kundër pagjumësisë është përzierja e bananes me kanellë, që ka veti për të qetësuar trupin dhe lehtësuar gjumin. Banania vepron edhe si një çlirues natyral i muskujve. Ajo përmban një aminoacid esencial, triptofanin, që nxit çlirimin e serotoninës, një neurotransmetues i lidhur ngushtë me cilësinë e mirë të gjumit. Ndërkaq kanella qetëson ankthin dhe nervozizmin, dy shqetësime emotive, që shpesh kushtëzojnë gjumin.

banane

kanelle

përbërësit

  • 1 banane e pjekur
  • Gjysmë luge kanellë
  • 1 litër ujë

përgatitja

Vendos ujin për të zier dhe ndërkohë pri bananen në copa, pa e qëruar. Kur uji të ketë vluar, hidh copat e bananes dhe lëri të ziejnë për pesë minuta. Mbuloje enën me kapak dhe lërë që të pushojë për dhjetë minuta. Më pas filtroje dhe hidhe në një tas. Shto kanellën dhe përzieje. Përdore këtë lëng çdo ditë 30 ose 40 minuta para se të shkosh për të fjetur. Do të vësh re ndryshimin.