Histori Personale Te gjitha

Më gjuajnë me gurë sepse jam ndryshe nga të tjerët…


Ky është nxënësi nga India i cili vuan nga një çrregullim i rrallë i njohur si “sindroma-ujk”, pasi fytyra e tij është e mbuluar me flokë. Lalit Patidar, 13 vjeç nga Ratlam ka lindur me hypertrichosis kongjenitale, me flokët që rriten deri në 5 cm në pjesë ose në gjithë trupin.  Lalit është bërë i famshëm në shkollë, me ata që e njohin që i qëndrojnë pranë, por me trishtim të madh thotë se të huajt shpeshherë e gjuajnë me gurë dhe e tallin, apo i thonë majmun.

Pavarësisht problemit të tij, Lalit thotë se ka një ëndërr, të bëhet officer policie dhe të fusë gjithë kriminelët në burg.  Ja çfarë thotë ai: Kam lindur me flokë në fytyrë dhe kjo më bën të jem e ndihem ndryshe nga të tjerët. Do doja të isha si fëmijët e tjerë, por nuk e kam unë në dorë. Por s;ka gjë, jam mësuar me fytyrën time.

Lalit Patidar, 13, (pictured with his parents) was born with a condition called hypertrichosis, which causes excessive hair growth and is also known as 'werewolf syndrome'

Nëna 42 vjeç e Lalit, kujdeset për të dhe familjen prej 14 njerëzish, duke përfshirë edhe 5 motrat e Lalit.  Ajo tregon se si u ndje kur e lindi Lalit-in. “Pasi linda fëmijën dhe e pashë u habita kur e pashë trupin e tij të mbuluar me flokë.

E pyeta mjekun se çfarë ka ndodhur me të, por ai thjesht i kaloi flokët anash syve dhe më tha: Nuk ka shërim për këtë. Kam pesë vajza të tjera dhe lutesha në tempuj të kisha një djalë. Lutjet tona u dëgjuan pasi linda Lalit-in, edhe pse paksa ndryshe, por e dua shumë. Ai është i veçanti im, ai është përgjigja e lutjeve të mia”.

Lalit vetë tregojnë se has vështirësi ndonjëherë, për shembull në verë i merret fryma pasi e pengojnë flokët dhe i krijojnë nxehtësi.  Aktualisht nuk dihet se sa njerëz vuajnë nga ky lloj çrregullimi të çuditshëm, por sipas disa raporteve, janë vetëm 50 njerëz në botë si Laliti./Marrë nga Daily Mail, për Tiranapost.al E.B