Aktualitet Politikë Te gjitha

Gjonaj kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve që “liruan” Dritan Dajtin: Nuk ndalemi këtu!


Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e tre gjyqtarëve që shpëtuan nga dënimi me burg përjetë Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 policëve.

Gjatë një deklarate për mediat, ministrja Etilda Gjonaj e quajti të paprecedentë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa kërkoi marrjen e masave për gjyqtarët që ulën dënimin për Dritan Dajtin

“Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton trupi gjykues, me tre anëtarë nga pesë gjithsej, kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha Gjonaj

Në mbyllje, ministrja paralajmëroi se reagimi i qeverisë nuk ndalet këtu dhe as me kaq.

“Reagimi i qeverisë ndaj kësaj vendimmarrje të paprecedentë nuk ndalet as këtu dhe as me kaq”, mbylli deklaratën e saj ministrja Gjonaj./Tiranapost/A.C