• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Gjoka rreshton Kukësin, nënkampionët duan mrekullinë ndaj hungarezëve


    Kukësi është skuadra e fundit shqiptare që do të zbres në fushën e blertë në kuadër të raundit të kthimit në UEFA Europa League.

    Përballë nënkampionëve do të vendosen hungarezët e Debrecen, të cilët në “Elbasan Arena” vijnë pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Gjithsesi, trajneri Ernest Gjoka është i bindur se ekipi i tij e ka potencialin për të kaluar në raundin tjetër dhe një gjë e tillë vihet re edhe në skemën që ka hedhur në fushë.

    Një 4-4-2 i pastër, me Frashërin që gjendet në katërkëndëshin e portës, teksa mbrojtja rreshtohet me Rrumbullakun e Kitanovski në krahë, me Cuculin e Teqja në qendër. Mesfusha përbëhet nga Musolli, Rroca, Limaj dhe Et’hemi, ndërsa në sulm Rama dhe Shkurtaj.

    Takimi mes Kukësit dhe Debrecen starton në orën 20:00. /XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post