Aktualitet

Gjobë kush hedh plehra në tokë dhe një përgjigje e Veliajt për këshilltarët e PD-së që s'votuan buxhetin

Sot dhe nesër bashkia e kryeqytetit ka nisur aksionin për pastrimin e aksit Tiranë-Rinas dhe lagjeve të kryeqytetit që Viti i Ri ta gjejë Tiranën të pastër.

Kryebashkiaku ka thënë se janë vendosur gjoba për ata që hedhin mbeturina në tokë, ndërsa ka theksuar se do të vijojë të vendosen nëse ndodh përsëri kjo gjë.

Veliaj ka thënë edhe diçka për këshilltarët e PD-së që nuk e votuan buxhetin e 2018-ës për Tiranën.

"Kam vetëm kaq për të thënë: A s'do ishte bukur që partitë opozitare të vinin nesër në pastrim, por të bllokosh që unë të punoj është një gjë që ka dalë nga moda në vitet 90.

Nëse ata pastrojnë më shumë plehra, aty do ishte turp për ne.

Nëse ata sjellin më shumë ide, aty do ishte turp për ne.", u shpreh Veliaj./ Copyright Tiranapost.al