Aktualitet

E pazakontë/ Vuçiç paralajmëron luftë në Ballkan: I gjithë rajoni po armatoset, edhe shqiptarët në Kosovë

E pazakontë/ Vuçiç paralajmëron luftë në

Rastësi apo sinkroni, por një ditë pas deklaratës së Medvedev, kryeministrit rus i cili fliste për trazira në Ballkan, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, jep një intervistë për televizionin serb “Prva” dhe ka bërë një deklarata aspak normale. Ai flet për armatosje të rajonit dhe mundësinë e një konflikti në Ballkan.

“Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo. Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne. Po shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Krejt këto po i monitorojmë”, tha Vuçiç në televizionin serb “Prva”.

Aleksandër Vuçiç pretendon se shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/koha-qe-zgjodhi-kryeministri-rus-per-te-bere-nje-tweet-per-ballkanin-flet-me-shume-se-teksti-ekzaktesisht-pas-jo-se-se-be/