Aktualitet

Gjithë familjen mbretërore mund ta shikojmë në një serial vizatimor

Gjithë familjen mbretërore mund ta shikojmë në një

Gary Janetti ka realizuar një serial të animuar me titullin “The Prince”, pra “Princi” në të cilin do rrëfehen disa nga historitë e familjes mbretërore.

Por mos prisni të shikoni në film largimin e Harry-t dhe Meghan-it, skandalin me Princin Andrew apo nipin e mbretëreshës që po reklamon qumësht në televizor. Protagonisti, siç mund të kuptohet edhe nga titulli është mbreti i ardhshëm i Anglisë, George.

Seriali është blerë nga Hbo Max dhe do ketë një kast të respektuar. Vetë Janetti do bëjë zërin e George-s, zërin e Harry-t do ta bëjë Orlando Bloom, ndërsa Condola Rashad do jetë Meghan Markle.

Se, si pjesë e familjes deri para pak javësh, në film janë të përfshirë edhe ata.

Ideja për një serial të tillë lindi nga profili i Gary-t në Instagram ku krijon shpesh meme për familjen mbretërore.

Për momentin ende nuk është zbuluar data e premierës.

*Ky post u përshtat nga Roba Da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.