Te gjithaTech

Gjithë bota po pret! NASA do dalë live për të na treguar diçka


Me kureshtjen e madhe që kanë njerëzit mbi jetën, planetet dhe misteret e universit, po presin konferencën liveqë do mbajnë zyrtarë dhe përfaqësues të NASA-s sot. Në faqen zyrtare të Agjencisë Hapësinore është njoftuar se sot, më 7 qershor, janë ftuar të gjithë mediat dhe qytetarë të bëjnë pyetje dhe të marrin pjesë në diskutimin që do jepet drejtpërdrejt në orën 2. Sipas spekulimeve, NASA do na zbulojë edhe misterin nëse vërtetë ka jetë aliene në planetin e Marsit. Kujtojmë se para ca kohësh, NASA dërgoi një mjet teknologjik për të zbulua më shumë mbi jetën atje.

Ngjarja do të transmetohet në televizionin NASA dhe në faqen e internetit të agjencisë, por siç ndodh zakonisht mund të transmetohet edhe në media të ndryshme botërore, për shkak të rëndësisë së madhe që ka. Publiku mund të dërgojë pyetje në mediat sociale duke përdorur #askNASA. Evenimenti mund të shihet edhe në Facebook Live, Twitch TV, Ustream, YouTube dhe Twitter / Periscope.

Ndër personalitetet që do marrin pjesë në konferencë janë shkencëtarët si Jen Eigenbrode, Paul Mahaffy, drejtor i Divizionit të Eksplorimit të Sistemit Diellor në Qendrën Hapësinore Goddard të NASA-s, Chris Webster, bashkëpunëtor i lartë i studimit, Ashwin Vasavada, shkencëtare e projektit të Laboratorit Mars Science dhe shumë të tjerë./ Marrë nga faqja zyrtare e NASA.gov. Përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

NASA bëhet gati për konferencë live. Diçka do na zbulojë

NASA’s Curiosity Mars rover