• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Gjithçka që thuhet deri tani për ‘Be Coffee’ nuk është e vërtetë


    Thuhet se “Be Coffee” do dalë si program më vete në Tv Klan në prime time, thuhet se Olsit dhe Besit do t`i bashkohet Marina Vjollca, por burime pranë produksionit treguan për Tiranapost.al se deri tani asgjë nuk është e vërtetë.

    “Be Coffee është në fazën e transmetimit të ‘Best Of’ dhe në pritje për të parë ç`do ndodhë në shtator. Deri tani asgjë nuk është e vërtetë. Nuk dihet ende nëse do dalin si program më vete apo do jenë ende pjesë e ‘E diela shqiptare’. Erion Isai, siç edhe është thënë më parë nuk do jetë, kurse Besi, Olsi dhe Vangjel Kozma, skenaristi i programit do vazhdojnë”, tha burimi që nuk pohoi as pjesëmarrjen e Marinës.

    Gjithsesi se ç`do të ndodhë me rubrikën “Be Coffee”, një nga më të ndjekurat e programit “E diela shqiptare” të Ardit Gjebreas, mbetet për t`u parë në shtator.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.