Showbiz

Gjini u bë gjimnazist dhe mami Anita ia bëri të qartë: Do të jem aty edhe kur ti nuk don

Gjini u bë gjimnazist dhe mami Anita ia bëri të qartë: Do

Nga sot më i madhi i tre fëmijëve të ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Anitës u bë gjimnazist dhe mami po e ndjen që tani rrezikun e largimit të djalit. Ai tani ka tjetër status, do ketë të tjerë objektiva për të arritur, më shumë mësime për të përgatitur, po edhe më shumë shoqe e shokë. Tani do fillojnë edhe pëlqimet e para të vërteta dhe ngelet apo s`ngelet njësoj kohë për mamin, Anita ia bëri të qartë se për të do jetë gjithmonë aty. Edhe kur ai si gjithë adoleshentët t`i duket mami “old school” ajo s`do heqë dorë dhe ia tha fill pas urimit për ditën e parë të shkollës.

[caption id="attachment_416849" align="aligncenter" width="1158"] Postimi i Anita Haradinajt në Instagram[/caption]

“Sot filloi viti i ri shkollor! Urime nxenes, ju prift e mbara! E Gjini sot mori epitetin “gjimnazist”, sot nisi nje kapitull i ri! Urime Nanush, do te jem aty edhe kur ti nuk don”, shkruan Anita në postimin e saj.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije