Aktualitet

Gjin Gjoni i përgjigjet Ministres së Drejtësisë: Shpif, jam gati të bëj vettingun

Gjin Gjoni i përgjigjet Ministres së Drejtësisë: Shpif, jam

Gjyqtari Gjin Gjoni ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Për “Ora News” ai ka thënë se ministrja shpif dhe se është gati t’i nënshtrohet menjëherë vettingut.

"Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë  është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem", ka thënë ai.

Ministrja Etilda Gjonaj akuzoi sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë se ka marrë në fshehtësi të plotë një vendim, për t’i dhënë gjyqtarit Gjin Gjoni një leje prindërore 2-vjeçare, me argumentimin se i duhet të udhëtojë shpesh në Gjermani ku ndodhet familja e tij. Vendimi është konsideruar i qëllimshëm prej ministres së Drejtësisë, e cila u shpreh se po tentohet që ai t’i shmanget vettingut./Tiranapost.al