Sport Te gjitha

Gjigandi gjerman sfidon Barcelonën për Rabiot


Barcelona nuk është skuadra e vetme e interesuar për Adrien Rabiot.

Ai pritej t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës si futbollist i lirë, pasi kontrata me PSG-në do t’i skadojë, por “RMC Sport” ka raportuar se së fundmi në garë për mesfushorin francez është futur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Ka qenë edhe vet drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic që ka thënë se i pëlqen Rabiot dhe do ta dëshironin në Munich. Bayerni ka filluar bisedimet me Parisin pasi është gati të paguajë rreth 20 milionë euro në janar për të nënshkruar me Rabiot.

PSG është e gatshme ta shesë lojtarin në janar pasi nuk dëshiron që në verë t’i ikë pa fituar asgjë. Megjithatë Bayerni do ta ketë të vështirë pasi Rabiot besohet se tashmë ka nënshkruar para kontratë me Barcelonën./XH.K